Saranda do të ketë një hapësirë të re parkimi publik, në kuadër të një investimi të përbashkët të qeverisë shqiptare, Bankës Botërore dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Sarandë. Ministrja Albana Koçiu bëri të ditur se projekti parashikon krijimin e rreth 100 posteve parkimi për autobusë dhe automjete, me synim lehtësimin e trafikut dhe përmirësimin e infrastrukturës në qytetin bregdetar.