Ekonomia ruse po i ndjen pasojat e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, por efekti i tyre duket se është dhe më i gjerë se kaq. Moskës poi bie dhe ndikimi në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore. Arsye e rëndësishme e ndikimit që Rusia ushtronte në Uzbekistan, Kazakistan, Kirkistan, Turkmenistan dhe Taxhikistan – ishin të ardhurat e emigrantëve që punësoheshin atje nga këto vende.