Kremlini ka paralajmëruar se miratimi i sanksioneve të reja ekonomike kundër Rusisë nga ana e Shteteve të Bashkuara do të komplikojë ndjeshëm përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë. Deklarata vjen pasi Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA kaloi një paketë gjithëpërfshirëse sanksionesh dhe tarifash, e cila synon të rrisë presionin ekonomik ndaj Moskës. P rojektligji tashmë i ka kaluar Presidentit Donald Trump për firmë, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë është konfirmuar se ai pritet ta nënshkruajë atë.