Top Channel/ Sanksionet e reja të BE-së pritet të shënjestrojnë ushtrinë dhe bankat ruse
07/12/2022 22:51

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian propozoi vendosjen e sanksioneve ndaj forcave të armatosura të Rusisë, tri bankave dhe dhjetëra zyrtarëve. “Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë. Ajo po sulmon qwllimisht civilët dhe infrastrukturën civile”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Por, ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Rusia do të paguajë për mizoritë e saj”, shtoi ajo. Bashkimi Evropian deri më tani ka miratuar tetë pako të sanksioneve ndaj Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt. Sanksionet evropiane kanë shënjestruar edhe eksportet e naftës, që janë kyçe për Rusinë. Ambasadorët e BE-së do të diskutojnë për sanksionet e propozuara. Që ato të hyjnë në fuqi, duhet miratimi i të 27 shteteve të bllokut. Von der Leyen tha se tani BE-ja po synon të sanksionojë “pothuajse 200 persona dhe entitete” dhe t’ua ndalojë atyre pajisjen me viza. Po ashtu, planifikohet ngrirja e aseteve të personave të sanksionuar, përfshirë edhe të zyrtarëve ushtarakë, ministrave dhe kompanive të mbrojtjes. Në pakon e re, Komisioni ka propozuar sanksionimin të tri bankave, përfshirë Bankën ruse për Zhvillim Rajonal.

Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13