Top Channel/ Sanksionet e reja kundër Rusisë, Sllovakia bllokon paketën e BE-së!
12/06/2025 11:26

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka bllokuar paketën e re të sanksioneve të BE-së, me arsyetimin se nuk mund ta pranojë në formën aktuale. "Sllovakia nuk do ta mbështesë paketën e 18 të sanksioneve kundër Rusisë, nëse Komisioni i BE-së nuk parashtron një zgjidhje të vërtetë për situatën e krizës, në të cilën ndodhet Sllovakia pas ndërperjes së furnizimeve me gaz, naftë dhe lëndë djegëse bërthamore nga Rusia", shkroi Fico në Facebook. Kancelari gjerman Friedrich Merz vazhdon të shpresojë megjithatë që 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së javën e ardhëshme do ta miratojnë paketën e propozuar nga Komisioni i BE-së. "Nëse gjithçka ecën sipas planit, atëherë javën e ardhëshme do të jetë vendosur", tha Merz. Edhe në Uashington po bëhen përgatitje për masa të mundshme të kongresit dhe administratës kundër Rusisë. I pyetur, lidhur me rezistencën e Sllovakisë, ai u përgjigj se komisioni i përfaqësuesve të përhershëm në Bruksel javën e ardhëshme do të negociojë për herë të parë lidhur me paketën e sanksioneve. "Nëse do të jetë e nevojshme ne do të duhet të bisedojmë edhe njëherë në Këshillin Europian. Por ndoshta që javën e ardhëshme do të ketë një marrëveshje." Paketa e fundit e sanksioneve të Komisionit Evropian ndaj Rusisë synon të ulë çmimin e naftës së papërpunuar të transportuar nga deti në 45 dollarë për fuçi dhe shenjestron përdorimin e infrastrukturës së tubacionit të gazit Nord Stream, anijet e flotës në hije dhe bankat. Ajo është aktualisht në proces negociatash nga shtetet e BE-së dhe kërkon miratim unanim.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58