I acaruar me mospërmbushjen e kërkesave të tij nga ana e Prishtinës lidhur me shtensionimin e situatës në veri, Bashkimi Europian vendosi të hedhë hapin e paprecedent të marrjes së disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Por edhe pse këto sanksione rrezikojnë projekte milionëshe sipas disave, ato nuk pritet të ndikojnë në procesin e integrimit europian të vendit.