“Samson et Dalila” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit përgjatë datave 24, 26 dhe 28 prill. Mexosopranoja Vikena Kamenica sërish protagoniste në 2018 e ka interpretuar rolin e saj në skenën e operas së Metz në Francë. Kësaj here në skenën shqiptare ajo shpreh emocionin e saj që në provat e shfaqjes. Instituti Italian i Kulturës ka mbështetur praninë e dirigjentit Marco Attura, tenorit Dario Di Vietri dhe baritonit Luca Bruno për vënien në skenë të Samson et Dalila. opera në tre akte është frymëzuar nga episodi i njohur biblik i Samsonit dhe Delilah.