Kryeministri Rama ishte pjesë e samitit Shqipëri-Izarel ditën e sotme, ku mbajti edhe fjalën e tij në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit përmes teknologjisë së fjalës së fundit. “Për mua është gjithmonë lajm shumë i mirë kur një hebre vjen në vendin tonë dhe sa më shumë aq më mirë dhe është lajm shumë i mirë. Po ashtu dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë organizim jo të lehtë, sepse sa më shumë që e njoh Izraelin, aq më shumë e kuptoj që të bësh bashkë kaq shumë izraelit nuk është diçka e lehtë edhe pse miti thotë, ‘që ju jeni gjithmonë të bashkuar’.