Konferenca e përbashkët për shtyp e presidentit të Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez në bazën ajrore lituaneze të Siauliai u ndërpre nga lajmi se një avion rus kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit. Dy liderët u shoqëruan në një vend të sigurtë, ndërsa një avion bombardues spanjoll u ngrit menjëherë në fluturim dhe iu vu nga pas avionit të Moskës. Konferenca për shtyp rinisi pas 25 minutash.