Gjatë deklaratës së tij pas përfundimit të samitit të NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri. Gjithsesi ai shtoi se palët tani janë në bisedime për të vendosur se kur do të bëhet ky samit. “Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën se kur”, tha Rutte.