Krerët e NATO-s mblidhen sot dhe nesër për një samit të shumëmediatizuar në Vilnius të Lituanisë, i cili mbahet në një kohë kritike për sigurinë në Europë. Samiti vjen kur lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit dhe një vit pas takimit të Madridit, ku anëtarët e aleancës u pajtuan me konceptin e ri strategjik që e veconte Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë.