Top Channel/ Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina!
10/02/2026 13:52

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve aleate të NATO-s mblidhen më 12 shkurt 2026 në selinë e Aleancës në Bruksel, në kuadër të takimit të rregullt ministror, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Mbështetja për Ukrainën do të përbëjë sërish një nga shtyllat e diskutimit, së bashku me foricimin e mbrojtjes, zbatimin e angazhimeve për rritjen e shpenzimeve të saj dhe vëmendje për krahun lindor të Aleancës. NATO konsideron se siguria e vendit të gjendur prej 4 vitesh nën sulmin e Rusisë, mbetet e lidhur ngushtë me sigurinë e asaj vetë. Sakaq, në samitin e mbajtur në2025, vendet anëtare ranë dakord që deri në vitin 2035 të investojnë çdo vit 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje dhe siguri.Sipas një deklarate të NATO-s, ministrat do të vlerësojnë progresin e bërë që nga Samiti i Hagës, përfshirë mënyrën se si po përmbushen angazhimet për rritjen e investimeve në mbrojtje dhe forcimin e kapaciteteve industriale të sektorit të mbrojtjes. Ministrat pritet gjithashtu të shkëmbejnë pikëpamje mbi zbatimin e misioneve dhe aktiviteteve të udhëhequra nga NATO, përfshirë misionin KFOR në Kosovë, i cili është misioni më i gjatë dhe aktualisht më i madh i Aleancës.“NATO mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Angazhimi ynë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit është i palëkundur dhe nuk do të lejojmë krijimin e një vakuumi sigurie,” thuhet në deklaratën e saj.

Top Channel/ Zbulohen 4 skenarët e PS për “Territorialen”, si do grupohen bashkitë
28/03 23:15
Top News- Mickoski ‘zhduk’ gjuhën shqipe/ Reagon BDI: Po cënon thelbin e Marrëveshjes së Ohrit
28/03 20:30
Top Channel/ Intervista e parë e Shabanit si Avokat i Popullit: Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë
28/03 19:51
Top News – 33-vjeçari plagoset me thikë. Ngjarja pas një konflikti në afërsi të spitalit të Vlorës
28/03 19:00
Top News – “Skënderbegasit ndër vite…” 81 vite histori, vëllimi i pestë plotëson historikun
28/03 18:40
Top News – I moshuari kërcënon gruan me thikë. Ngjarja në Vlorë, arrestohet nga policia
28/03 18:38
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Kur përgatitemi mirë dhe në kohë, dalim shumë mirë në rezultat
28/03 18:37
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’, Rama njofton projektin e ri të qeverisë: Do financojmë…
28/03 18:35
Top Channel/ ‘Po përgatitemi për një ndryshim të madh’, Rama: Do e sjellim çmimin e naftës në…
28/03 18:34
Top Channel/ Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë
28/03 18:33
Top News-Aksion antidrogë në lokalet e ish-Bllokut/Kapen kamarierë e administratorë, shisnin kokainë
28/03 15:41
Top News – Presidenti Begaj vlerëson rolin e mjekëve. Pjesë e konferencës së bluzave të bardha
28/03 15:40
Top News- I dënuar me burg në Itali për vjedhje e prostitucion, kapet në Don Bosko 43-vjeçari
28/03 15:39
Top Channel/ Goditet droga në ish-Bllok, 11 të arrestuar për lëndë narkotike në Tiranë
28/03 15:32
Top Channel/ Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit, lutje për paqe dhe familjen
28/03 15:29
Top Channel/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë
28/03 14:30
Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44