Anëtarët e G7 pritet që të ratifikojnë një marrëveshje afatgjatë të sigurisë me Ukrainën në samitin e NATO-s këtë të mërkurë. Paketa do përfshijë pajisjet e mbrojtjes, trajnimin dhe shkëmbimin e inteligjencës mes trupave ushtarake. Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se marrëveshja do t’i dërgonte një “sinjal të fortë” presidentit rus Putin.