Top Channel/ Samiti i G7 në Francë. Zelensky: Takim me Trump. Do na ndihmojë të sjellim paqen
14/06/2026 23:30

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se do të diskutojë pushtimin rus dhe përpjekjet për t'i dhënë fund atij gjatë një takimi me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në samitin e G7 në Francë. Zelensky tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike gjatë së dielës ku I kishte uruar presidentit amerikan ditëlindjen e 80-të, ndërsa pak pas tij edhe Kremlini deklaroi se Presidenti rus Vladimir Putin i telefonoi gjithashtu Trumpit për të folur rreth luftërave në Ukrainë dhe Iran. Zelensky tha në rrjetet sociale se ai dhe Trump “diskutuan gjëra që mund të ndihmojnë në sjelljen e paqes tani, dhe se e ka informuar presidentin për zhvillimet e fundit në fushën e betejës dhe se si është forcuar pozicioni i Ukrainës”. "Ne ramë dakord që do të diskutojmë më shumë gjatë takimit tonë në Samitin e G7-ës. Kemi disa ide të mira që mund të ndihmojnë në avancimin e paqes dhe mbrojtjen e jetëve", u shpreh Zelensky. Trump do të marrë pjesë në një sesion pune të G7 me Zelenskyn në Francë të martën. Bisedimet e udhëhequra nga SHBA-të për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë janë lënë mënjanë për shkak të luftës me Iranin dhe përparimet ruse në fushën e betejës po tregojnë shenja humbjeje të fuqisë. Trump i ka shtyrë të dyja palët që t’i japin fund konfliktit, por ende pa sukses, ndonëse fillimisht u mburr se mund t’i jepte fund luftës brenda një dite nga marrja e detyrës.

Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57
Top Channel/ ‘Dita e llogarisë po vjen’, Berisha sulmon Ramën: Kërcënime vulgare, bankat janë…
21/10 13:28