Udhëheqës nga e gjithë Europa mblidhen në 16 maj në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin e Komunitetit Politik Europian (KPE). Një ide presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që lindi si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj luftës në Ukrainë, KPE-ja mblidhet në nivelin më të lartë dy herë në vit, teksa kryesuesi i saj ndërrohet ndërmjet 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe 20 vendeve që s’bëjnë pjesë në BE, kujton REL.