Ekspertët e sigurisë të BE-s bashkë me ata shqiptarë, të filmuar nga kamera e Top Channel, shfaqen duke dhanë dorën e fundit përgatitjeve për të vënë në zbatim planin e masave për samitin e parë mes BE-s dhe Ballkanit perëndimor. Pak metra më tutje, jashtë hotelit në pranë stadiumit arena kombëtare, qëndrojnë ekipet e protokollit të shtetit shqiptarë bashkë e ata të BE-s për të koordinuar çdo detaj në mikpritjen e 44 delegacioneve paraditen 6 Dhjetorit.