“Përmes pasqyrës” është titulli i edicionit të 35-të të Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, që do të mbahet nga 17-22 maj. Një homazh universit të mrekullueshëm të “Lizës në botën e çudirave” të Lewis Carroll. I tillë do të jetë edhe Salloni Shqiptar, i frymëzuar nga një prej veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, projektuar nga arkitekte Matilda Pando dhe artisti Ergys Krisiko.