Top Channel/ Salianjit i refuzohet liria/ Mbetet në burg për një denoncim: Dënim politik
11/03/2025 21:09

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji, duke e lënë në burg. Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë, për dosjen e njohur me emrin “Babale”. Pas këtij vendimi, ai reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se nuk ishte aspak i habitur nga ky vendim. “Nuk jam i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë. Lënia në fuqi e një ndëshkimi të nxitur, kërkuar dhe stisur nga Edi Rama, i draftuar prej tij, i lajmëruar prej tij në Parlament, i mbrojtur me zjarr prej tij, është rruga e shkurtër dhe komode që Gjykata e Lartë zgjodhi sot. Nuk kanë etikë profesionale dhe as guximin minimal për të dhënë drejtësi e për të hyrë në konflikt me Edi Ramën. Kjo është një vijë sjelljeje. Nëse Gjykata e Lartë do të ishte garanci për të drejtën, do të ishte garanci për një proces juridik të rregullt e të ligjshëm; as gjykatat më poshtë nuk do të guxonin të firmosnin farsat që firmosën. Dënimi im politik bëhet për të më eliminuar nga beteja politike! Në çdo përballje, e kam mundur Edi Ramën dhe shpurën e tij. Më e fundit në Kavajë, në fitoren e bashkisë, e kudo tjetër. Dënimi im politik është kërcënim i hapur për cilindo që lufton krimin, korrupsionin dhe mafien e veshur me pushtet. Dënimi im politik është një mbështetje e hapur ndaj mafies dhe trafikantëve ndërkombëtarë. Koha e zgjedhur për të dhënë vendimin, një ditë para shpalljes së listave, është po ashtu një mesazh kërcënimi për këdo që guxon e flet të vërtetat! Në këto kohë parade turpi, kohë aferash të rënda financiare, unë jam me zero korrupsion, zero akuzë për asnjë qindarkë. Ndaj, burgosja për denoncimin, për fjalën, është një medalje. Jam krenar për betejat e mia në interes të njerëzve. Kam zgjedhur që në fillim luftën e pakompromis dhe qytetarët më kanë mbështetur për këtë. Gjykimet ndaj meje do të hyjnë në turpet historike të kauzave gjyqësore, si rast i përdorimit të drejtësisë për hakmarrje personale nga Rama dhe Xhafaj. E nisën duke paguar dëshmitarë të sajuar, u kapën në përgjime drejtorët e policisë duke paguar dëshmitarin e sajuar, manipuluan në gjykata duke caktuar gjykatës si fillim ushtarë të Aldo Bares, më pas me kunatën e Belinda Ballukut dhe ish-përfaqësuesin e PS në KQZ, dhe sot duke manipuluar shortin në Gjykatën e Lartë. Zëvendësuan trupën gjyqësore dhe lanë për të më gjykuar ish-ministrin e Drejtësisë të Partisë Socialiste dhe një komunist, birin e ish-drejtorit të dëbimit dhe internimeve dhe ish-sekretar të parë! Nuk janë këto institucionet që meritojmë, nuk janë shtet i së drejtës dhe as sundim i ligjit. Për cilindo që shqetësohet, i them ta marrë paradhënie dhe zvarritjen dhe vendimin kundër në Gjykatën Kushtetuese, dhe më pas do të shohim se si do të jetë e drejta në Strasburg. Unë do të luftoj dhe do ta kërkoj të drejtën deri në fund. Shqipëria do të jetë një vend më i mirë kur të ketë drejtësi, kur Gjykatat do të kenë kurajon të japin drejtësi edhe kur kjo nuk i pëlqen autokratit. Ky vend i mirë mund të duket utopi, por nuk është e largët dita kur dhe për drejtësinë fjalën e madhe do ta kenë qytetarët. Pavarësisht se nga izolimi, së bashku do të luftojmë për një Shqipëri të denjë dhe normale, ku sundon ligji! Personalisht zgjedh betejën dhe jo qurravitjet! Nderin dhe respektin e qytetarëve e kam fituar unë; turpin dhe neverinë e hanë me korrupsionin e përditshëm “të burgosurit” e autokratit, që nuk kanë as ndërgjegje dhe as guxim të shkojnë as në tualet pa lejen e tij!”, shkruan Salianji.

Top Channel/ Berisha mbledh kryesinë për çështjen e SHISH: Nuk do bojkotojmë
23/09 23:15
Top News- Berisha kërkon mobilizim. Zbardhen skenarët e demokratëve kundër socialistëve
23/09 22:57
Tmerr në Durrës/ Zjari në Lalëz, dalin detajet e reja
23/09 21:13
Top News- “Pa largimin e Ramës Shqipëria vetëm do rrokulliset”, Berisha kërkon bashkim
23/09 21:12
Top News- Berisha: Të shfrytëzojmë çdo mundësi, t’i japim goditjen Ramës
23/09 21:11
Top News- Berisha mesazh demokratëve: Të ngrihemi më këmbë, përballje me regjimin
23/09 21:10
Top News-Për çfarë zyre e ka fjalën Berisha? Zbulon dhuratën e Vlora Hysenit me pajisje inteligjente
23/09 21:10
Top News- “Siguria kombëtare në duart e krimit”, Berisha: Edi Rama një padrino i vërtetë
23/09 21:09
Top News- “Zinxhiri i skandaleve nuk ka fund”, Berisha: Lubia e SHIK-ut ka vjedhur më të çmuarën….
23/09 21:09
Top News- Berisha me mesazh të qartë demokratëve: Sot qeveria më e damkosur në Evropë
23/09 21:09
Top Channel/ Mbledhja e kryesisë së PD, Berisha i mbledh në seli për qëndrimin që do mbajë opozita
23/09 20:11
Top Channel/ Berisha: Erotizmat për Hysenin synojnë të fshehin shkeljen e sigurisë kombëtare
23/09 15:12
Top Channel/’Duhet të shpëtojmë vendin’, Berisha: Këto janë kulme të shembura që po zenë…
23/09 13:59
Top Channel/‘E paraqesin si Love aferë’,Berisha për arrestimin e Vlora Hysenit:Mbrojtje diabolike…
23/09 13:58
Top Channel/’Këtu s’ka më legjitimitet’, Berisha:Do vazhdojmë betejën tonë, punojmë për…
23/09 13:54
Top Channel/ ‘Rasti më i turpshëm në histori’,Berisha për Vlora Hysenin:S’dua të prish gojën, por…
23/09 13:53
Top Channel/ PD kundër draftit të PS për territorialen, opozita largohet, Manja: Ky komision…
23/09 12:51
Top Channel/ PD do mblidhet për Vlora Hysenin, do diskutohet qëndrimit që duhet mbajtur nga opozita
23/09 12:30
Top Channel/‘Jeni fajtorë në shkatërrimin e shtetit’,Blushi përplaset me Manjën:Do çuditesha nëse…
23/09 12:22
Top Channel/ Debat te ‘Ligjet’ për arrestimin e Vlora Hysenit, Korreshi: O bosa, ka rënë shteti
23/09 12:20