Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji, është “përplasur” me anëtaren e PS, Blerina Gjylameti, duke mos ia kursyer ironitë njëri-tjetrit. Gjylameti i kërkoi që gjatë fjalës së saj, ai të fikte mikrofonin e tij, pasi sipas saj, nuk regjistrohej fjala. Salianji më pas i është drejtuar duke i thënë se bëjnë si ekspertë IT se “janë mësuar të fusin duart në buxhetin e shtetit”.