Top Channel/ Sabotazhi i Nord Stream, Gjermania urdhër-arresti për zhytësin ukrainas!
15/08/2024 11:29

Sabotazhi ndaj gazsjellësit Nord Stream në shtator 2022, nuk i është lënë harresës. Gati dy vjet pas atentateve me lëndë shpërthyese kundër gazsujellësit në Detin Baltik, Prokuroria e Përgjithshme Gjermane ka lëshuar urdhërarrestin e pare. Sipas informacionene të televizionit ARD, gazetës "Süddeutsche Zeitung", SZ dhe Die Zeit bëhet fjalë për një ukrainas me emrin Volodymyr Z., që së fundmi ka qëndruar në Poloni. Në mesin e të dyshuarve janë edhe dy nënshtetas të tjerë ukrainas, mes tyre një femër. Sipas të dhënave ata kanë marrë pjesë në atentat, me gjasë si zhytës dhe kanë ofruar lëndën shpërthyese në gazsjellës. Informacionet për personat e dyshuar bazohen në të dhëna të shërbimit informativ të një vendi tjetër. Siç është njoftuar, këta persona, sipas hetimeve, në shtator 2022 kanë qenë duke lëvizuar me një jaht me vela "Andromeda" në Detin Baltik. Në një kohë që Suedia dhe Danimarka i mbyllën hetimet në fillim të vitit për këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme Gjermane i vazhdoi hetimet. Sipas mediave, hetuesit kanë mbledhur me sa duket prova të majftueshme për të arritur një urdhërarrest në Gjykatës Federale. Më 26 shtator 2022 u shkatërruan tre nga katër linjat e të dyja linjave të gazsjellësit Nord Stream në rreth 80 metra thellësi në tabanin e Detit Baltik. Përmes të dy përçuesve të Nord Stream prej vitesh kalonte një pjesë e madhe e gazit rus drejtpërdrejt në Gjermani. Shumë shtete lindore e perëndimore e kishin kritikuar këtë projekt duke paralajmëruar për pasojat gjeopolitike të mënjanimit të Europës lindore.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20