Top Channel/ Sabotazh trenave në Francë! Sulm i koordinua, po punohet për rikuperimin e defektit
26/07/2024 19:46

Franca është përballur me një situatë të vështirë, pasi ka rënë pre e veprimeve dashakeqe që janë bërë veprime për të penguar lëvizjen e trenave të shpejtësisë së lartë për të ndërprerë udhëtimin përpara Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit. Ndërprerja ka nisur gjatë natës, ndërsa kompania shtetërore franceze e hekurudhave e konsideroi “sulm të kordinuar” zjarrëvëniet e shkaktuara tek kabllot. Për shumë orë ka pasur devijime ose anulime udhëtimesh me trena, ndërsa stacionet ishin të “pushtuara’ nga kaosi. Ekipet po vijojnë punën për të rregulluar të gjithë situatën e krijuar, ndërsa deri më tani ka pasur rikthime graduale, por deri më tani nuk ka rikuperim total të dëmeve. Operatori francez hekurudhor do të shpallë shumë shpejt një plan të ri transporti, sipas Ministrisë së Transporteve. Kjo pason një ditë vonesash të zgjatura në të gjithë rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë të Francës. Mijëra njerëz që janë nisur drejt Parisit për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike sonte ose duke u larguar nga kryeqyteti francez për pushimet verore janë përballur me vonesa të rënda ose anulim të shërbimeve. Ndërkohë në orët e pasdites ka pasur një alarm në Qendrën për Median, ambient ku janë vendosur gazetarë, operatorë e fotografë nga e gjithë bota, të cilët do të përcjellin emocionet e Lojërave Olimpike. Policia franceze izoloi zonën për më shumë se 10 minuta, duke bërë kontroll të imtësishëm, por më pas gjithçka iu rikthye normalitetit, pasi alarmi rezultoi i rremë. Në përgjigje të sulmeve, shefi i policisë së Parisit tha të premten se policia po rrit sigurinë dhe po fokuson forcat në stacionet e trenit të kryeqytetit. Franca planifikon të vendosë rreth 35,000 policë çdo ditë gjatë Lojërave, duke arritur kulmin në 45,000 për Ceremoninë e Hapjes . Përveç kësaj, 10,000 ushtarë do të vendosen në rajonin e Parisit, një përpjekje e mbështetur nga 1,800 oficerë policie nga e gjithë bota.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50