Autoritetet gjermane janë vënë në alarm në mesin e dyshimeve për sabotim në ujësjellësin e qarkut Euskirchen. Banorët e zonës janë njoftuar të mos e përdorin ujin e pijshëm si zakonisht. Ekipet zjarrfikëse janë duke lëvizur nëpër zonat e prekura për t`i njoftuar nga afër banorët të moes e përdorin për momentin ujin e rubinetit për të pirë, për të bërë dush apo për përgatitjen e ushqimit.