Selin i është kundërvënë Mateos ditën e sotme, teksa po qëndronin në oporrin e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” Dyshja kanë pasur debate pas mbylljes së primet të së martës, ku kan hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Selin i tha Mateos se është egoist, teksa i fliste rreth vendit për në finale, mes tij dhe partneres Brikenës. Selin dhe Mateo kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar brenda rrugëtimit në Big Brother VIP, ku shpesh herë kanë qëndruar miqësisht me njëri-tjetrin, por në shumë raste të tjera kanë debatuar. Teksa ethet e finales po afrojnë, një televotim është hapur për të përcaktuar tre finalistët e tjerë. Në televotim janë Mateo, Brikena, Miri, Rogerti dhe Shëndriti. Tre prej tyre do të kalojnë në finale, ndërsa të tjerët do të lënë shtëpinë të shtunën. Finalja e madhe do të mbahet më 18 prill, mbrëmje e cila do të jetë e mbushur me surpriza dhe emocione të forta.