Top Channel/ Ryshfeti 50 përqind/ SPAK tregon hetimin tek ministria e Shëndetësisë
17/07/2023 19:45

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me dosjen e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ia ka kaluar për gjykim Gjykatës së Posacme. Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro akuzohet se ka marrë 330 mijë lekë të reja ryshfet për të favorizuar kompaninë 'DRICONS’ në mënyrë që të merrte një tender. Ndaj dhe Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, e tani akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”. Po ashtu, janë dërguar për gjykim specialistja Laura Shteto, administratori i kompanisë 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehi, të cilët akuzohen për veprën penale "korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë’. Joana Duro akuzohet se mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë "DRICONS", në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Spak thotë se ka vërtetuar se paratë i janë dhënë zyrtares së lartë nga Laura Sheto, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Sheto i mori paratë nga pandehuri Silvi Shehi, inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dricons”, i cili më herët kishte marrë porosinë nga administratori Vladimir Topi Firma fituese e tenderit rezultoi të ishte kompania “DRICONS”, në pronësi të Vladimir Topit, me ofertën 6 milionë lekë të vjetra. Pra vlera përfundimtare e tenderit është 6 milionë lekë, ndërsa Duro ka marrë si ryshfet 3 milionë lekë, pra sa gjysma.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52