Top Channel/ Rutte: Rusia nuk na përçan dot! Jemi më të fortë se ata
10/09/2026 20:06

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi nga Berlini se Aleanca mbetet e bashkuar përballë Rusisë dhe se përpjekjet e Moskës për të përçarë aleatët nuk do të kenë sukses. Pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Rutte tha se NATO qëndron në krah të Gjermanisë pas asaj që e cilësoi si një sulm hibrid rus në Leipzig. “Rusia kërkon të na përçajë, por ne jemi të bashkuar. Rusia kërkon të na pengojë të ndihmojmë Ukrainën, por ne do të bëjmë edhe më shumë për Ukrainën. Rusia kërkon të tregojë forcë, por ne jemi më të fortë”. Rutte theksoi se Aleanca po forcon kapacitetet e saj parandaluese dhe mbrojtëse përballë kërcënimeve, duke shtuar se aleatët po rrisin presionin ndaj Rusisë edhe përmes masave kundër të ashtuquajturës “flota në hije”, si dhe me mbrojtjen e infrastrukturës kritike, përfshirë dislokimin e forcave në Detin Baltik. Duke folur për Ukrainën, kreu i NATO-s e cilësoi Gjermaninë si mbështetësen më të fortë të Kievit dhe falënderoi ministrin Wadephul për angazhimin e tij. Rutte vlerësoi gjithashtu planin e Gjermanisë për të rritur shpenzimet bazë për mbrojtjen në 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2029. Në përfundim, ai tha se NATO do të vazhdojë të përshtatet për të garantuar sigurinë e rreth një miliard qytetarëve të vendeve anëtare.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53