Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte befasoi me deklaratën se bazat ushtarake në Itali kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e operacionit “Epic Fury” në Iran. Duke folur për televizionin amerikan Fox News, Rutte tha se rreth 500 avionë amerikanë janë nisur nga territori italian në kuadër të këtij operacioni, ndërsa në nivel europian janë kryer rreth 4 mijë deri në 5 mijë misione ajrore.