Top Channel/ Rusia zgjeron listën e vendeve jo-miqësore, pas Shqipërisë edhe Greqia!
22/07/2022 18:19

Rusia ka shtuar Kroacinë, Danimarkën, Greqinë, Sllovakinë dhe Slloveninë në listën e shteteve “që ndërmarrin veprime jomiqësore kundër kompanive dhe qytetarëve rusë”. Në një deklaratë të lëshuar nga Qeveria ruse thuhet se kryeministri Mikhail Mishustin, e nënshkroi këtë urdhër sot. Sipas njoftimit të Qeverisë, ambasadat e shteteve që janë përmendur në këtë urdhër, tani duhet të ulin numrin e anëtarëve të stafit. “Greqia nuk mund të ketë më shumë se 34 anëtarë të stafit, Danimarka 20, Sllovakia 16. Sllovenia dhe Kroacia nuk do të lejohen që të punësojnë shtetas rusë në misionet diplomatike dhe konsullatat”, u tha në njoftim. Gjatë marsit, vetëm disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës që u dënua nga Perëndimi, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi krijimin e një liste “të shteteve jomiqësore”. Në këtë listë po ashtu bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Ukraina, Australia, Singapori, Japonia, Zelanda e Re, Tajvani, Mikronezia, Mali i Zi, Shqipëria, Zvicra, Andorra, Koreja e Jugut, Litenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Republika Çeke dhe Maqedonia e Veriut. Vendet dhe territoret e sipërpërmendura janë ato që vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të operacionit të posacëm ushtarak të Forcave të Armatosura ruse në Ukrainë.

Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06