Kremlini nuk tërhiqet nga pozicioni i tij, por vazhdon t`i mëshojë idesë që vendet e tjera ta paguajnë gazin e tij me rubla, në të kundërt Moska do të ndalojë furnizimin. Duke folur për transmetuesin publik amerikan, PBS, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e bëri të qartë se çfarë do të ndodhë me ato shtete që refuzojnë të paguajnë me rubla.