Danezët po votojnë në një referendum për rrëzimin e një politike 30 vjecare përjashtimi dhe për t`u bërë tashmë pjesë e politikave të mbrojtjes dhe sigurisë së BE-së. Danimarka është i vetmi vend anëtar i bllokut europian që ka aktivizuar të ashtquajturën rezervë mbrojtëse. Megjithatë, ashtu si dhe fqinjët e saj nordikë, Suedia dhe Finlanda, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia ka vendosur ta shohë këtë politikë të hershme të sajën nën një optikë tjetër.