Top Channel/ Rusia “tkurr” paradën ushtarake: Frikë nga një sulm i Kievit me dronë!
30/04/2026 11:30

Për të parën herë në pothuajse dy dekada, parada gjigande ushtarake e Rusisë që kremton fitoren në Luftën e Dytë Botërore, do të zhvillohet pa armët e rënda, dhe kjo për shkak të frikës së një sulmi nga ana e Ukrainës. Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se në paradën e 9 majit në Sheshin e Kuq, e cila shënon fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste, nuk do të kalojë asnjë automjet i blinduar apo sistem raketor, vendim ky i justifikuar me situatën operative aktuale. Kremlini deklaroi se “aktiviteti terrorist ukrainas” ishte arsyeja pas ndryshimeve në paradën vjetore. Blogerë dhe analistët ushtarakë rusë shkruajnë se Moska druhet se sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi nga ana e Kievit mund të shënjestrojnë pajisjet ushtarake gjatë paradës. Ruslan Leviev, një analist i pavarur i cituar nga mediat britnikë u shpreh se “pajisjet janë të cenueshme edhe gjatë fazës së përgatitjeve të paradës, pasi autokolonat ndalojnë edhe jashtë Moskës në fusha të hapura që janë të lehta për t’u goditur nga dronët.” Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në 2022, paradat e Ditës së Fitores janë modifikuar, me shfaqje më të reduktuara ushtarake dhe më pak të ftuar nga jashtë. Përjashtim përbën përvjetori i 80-të vitin e kaluar me të paktën 27 krerë shtetesh të huaj të pranishëm dhe një procesion të plotë tankesh, raketahedhësish e dronësh në Sheshin e Kuq.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52