Ofensivës ruse në Ukrainë nuk i shpëtoi as qyteti i pagëzuar me një emër të famshëm: Nju Jork. Ai ndodhet në rajonin e Donjeckut, por u quajt kështu në 1846 për shkak se bashkëshortja e njërit prej themeluesve ishte amerikane, e pas një ndryshimi që iu bë në kohën e Bashkimit Sovjetik, tani i është rikthyer emërtimit të vjetër. Banorët e tij tashmë janë mësuar me fërshëllimën e predhave të artilerisë ruse.