Rusia goditi me bombë një qendër të transfuzionit të gjakut në verilindje të Ukrainës, duke vrarë dhe plagosur njerëz. Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili nuk dha detaje se sa persona mbetën të vrarë apo të plagosur në sulmin e shënuar në Kupiansk, në rajonin e Harkivit. “Vetëm ky krim lufte tregon gjithçka për agresionin rus.“-tha Zelensky, ndërsa Rusia nuk ka dhënë asnjë koment.