Pas goditjes që morën faqet zyrtare të presidencës dhe qeverisë së Kosovës, sipas Prishtinës zyrtare qëndrojnë hakerat rusë. Gjatë ditës së martë, ëebsitet e institucioneve qendrore të Kosovës dolën jashtë funksionit. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, shkroi në platformën X, se "Rusia është duke kryer sulm kibernetik kundër Kosovës pas njoftimit tonë për ta mbështetur Ukrainën me pajisje ushtarake".