Top Channel/ Rusia shton sulmet. Bomba e raketa në spitale dhe qendra banimi në Kiev
21/11/2023 17:35

Dimri dhe temperaturat nën zero kanë pushtuar Ukrainën. Ky është i dyti dimër në luftën me Rusinë, e cila duket se ka zgjeruar ofensivën e saj në goditjen e infrastrukturës civile. Siç raporton agjensia franceze e lajmeve, AFP dy civilë vdiqën gjatë sulmeve të fundit me dron dhe raketa, mbi një spital në Kiev. Ukraina është duke u përgatitur për rritjen e sulmeve ruse edhe në infrastrukturën energjetike, duke e bërë dimrin edhe më të vështirë. Në një deklaratë të përditësuar, forcat ajrore të ushtrisë ukrainase thanë se kanë shkatërruar nëntë nga 10 drone dhe një raketë të lëshuar nga Rusia. "Spitali qendror i qytetit në qytetin Selydove në rajonin e Donetskut, ndërtesa e minierës Kotlyarevska dhe ndërtesa banimi u shkatërruan dhe u dëmtuan," tha ushtria. Nga sulmi në spital raportohet edhe për 1 viktimë dhe tetë civilë të plagosur. Sulmi në minierë vrau një punonjës 63-vjeçar. Në veri në rajonin e Kharkivit, një 29-vjeçar vdiq kur një shtëpi private mori flakë pas bombardimeve të forcave ruse. Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës dimrin e kaluar lanë mijëra njerëz në të ftohtë dhe në errësirë dhe Kievi që atëherë ka forcuar sistemet e mbrojtjes ajrore. Pamjet: AFP

Top News – Avionët luftarakë që do sulmojnë Kinën / Vijnë F16-at, Tajvani përgatitet për luftë
02/10 14:08
Top News – Aston Martin, ‘kthesë financiare’ / Makina elektrike nuk vjen brenda kësaj dekade
02/10 13:34
Top News – Ariu i hidhet përpara makinës / Pamjet nga kamera e automjetit, ndahen nga policia
02/10 13:33
Top News – Protestë me tenxhere dhe tiganë… / Kriza e strehimit, spanjollët kundër qeverisë
02/10 13:32
Top News – BQE nën presion. Inflacioni në Eurozonë rritet mbi pritshmëritë
02/10 13:04
Top Channel/ Gjermania, presion BE-së për Ballkanin: “ Nuk i kemi përmbushur premtimet”!
02/10 11:53
Top Channel/ OpenAi shkarkon tre punonjës: Keqpërdorën informacione konfidenciale!
02/10 11:52
Top Channel/ Protestat në Kosovë kundër Speciales, reagon BE: “E drejtë e tyre themelore”!
02/10 11:52
Top Channel/ “Kjo fundjavë vendimtare për presidentin”, Kurti: “Urgjent me nisjen e konsultimeve”!
02/10 11:52
Top News – Trump i bën presion Evropës / Të lirohen rezervat e naftës, SHBA do ndalë eksportet
02/10 11:43
Top News – Franca në kaos, 400 shkolla të mbyllura / Protestat e nxënësve degjenerojnë në dhunë
02/10 11:36
Top News -‘Nuk do i lija të tjerët të vdisnin’/Flet heroi i Flydubai, u përlesh me pilotin në kabinë
02/10 11:29
Top News – Dy injeksione nuk e vranë dot… / E dënuara me vdekje në gjendje kritike, flet avokati
02/10 11:28
Top News – Komploti në bazën ajrore Fairford/ Policia e anti terrorit arreston një britaniko-iranian
02/10 11:24
Top News – Trump dhe Putin përputhen në Brazil. SHBA dhe Rusia mbështesin kandidatin e djathtë
02/10 10:02
Top Channel/ Putin, presion me armë bërthamore/ Presidenti Rus: Nato po përshkallëzon konfliktin
02/10 00:05
Top Channel/ Skandali me fondet e kulturës, ish-ministri del nga gjykata me pranga në duar
01/10 23:01
Top News- Lista me “aleatë të mirë dhe të këqij” – Nis hakmarrja e Donald Trump kundër NATO-s
01/10 23:00
Top News – Gjurmë ruse e serbe në Leipzig. Gjermanët zbulojnë fijet e aktit të sabotimit
01/10 21:30
Top News – ‘Do të përdoren armët bërthamore’. Putin paralajmëron– Nuk ka garanci për të ardhmen
01/10 20:30