Kremlini shpalli fitoren në rajonet pjesërisht të pushtuara të Ukrainës, ku sipas zyrtarëve të instaluar nga Moska, shumica e zgjedhësve kanë votuar për bashkimin me Rusinë. Rezultatet e para të referendumeve të rreme të Rusisë treguan se cili ishte trendi, e më vonë, ky pretendim u përforëcua në mesin e lajmeve se njerëzit ishin cuar drejt qendrave të votimit nën kërcënimin e armëve. Shtetet e Bashkuara njoftuan se po planifikojnë të paraqesin një rezolutë në OKB-së kundër të gjithë kësaj farse.