Rusia do të nisë raketën e parë drejt Hënës këtë javë për herë të parë në gati pesdhjetë vite. Nisja, e cila është planifikuar për orët e para të së premtes, vjen ndërsa ofensiva e Rusisë në Ukrainë po shtrihet në vitin e dytë, duke shkaktuar tensione të mëdha me Perëndimin. Luna 25 do të jetë misioni i parë që Moska nis drejt Hënës, pas asaj në vitin e largët 1976, me qëllimin për të krijuar një program të ri hënor pas epokës sovjetike.