Top Channel/ Rusia raketa drejt Kievit, rinis sulmet drejt kryeqytetit pas 52 ditësh
11/11/2023 19:30

Një raketë balistike u lëshua në drejtim të Kievit nga ana e Rusisë këtë të shtunë. Sulmi ndaj kryeqytetit erdhi pas një pauze 52 ditore nga ana e ushtrisë ruse. Po ashtu edhe në zonat lindore dhe jugore të Ukrainës forcat ruse goditën disa qytete kryesore me dronë. Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, tha se Rusia lëshoi një raketë balistike drejt kryeqytetit. “Raketa nuk ia doli të mbërrinte në Kiev pasi sistemet e mbrojtjes ajrore e rrëzuan atë”, shkroi Popko në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’. Ai sqaroi se nga raketa nuk pati asnjë viktimë apo dëme materiale. Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan gjithashtu dhe 19 dronë të prodhimit iranian ‘Shahed’ nga 31 të lëshuar nga forcat ruse në rajonet jugore dhe lindore, thanë forcat ajrore në një deklaratë. Nga dronët, sipas autoriteteve ukrainase, u plagosën tre persona në rajonin e Odesës ndërsa u dëmtuan dhe disa objekte të portit. Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj porteve të Ukrainës. Po kështu është goditur dhe infrastruktura e depozitimit të grurit që nga korriku kur Moska u tërhoq nga marrëveshja për eksportimin e drithërave përmes Detit të Zi, e cila mundësonte eksportimin e drithit Ukrainës drejt vendeve që kërcënohen nga uria. Pamjet: AFP

Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13
Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11