Top Channel/ Rusia “provokon” Poloninë/ Shkelet hapësira ajrore, autoritetet dyshojnë për dron spiun
26/08/2024 22:56

Polonia njoftoi se hapësira ajrore e këtij shteti të NATO-s është shkelur. Sipas autoriteteve ushtarake dyshohet për një dron rus që ka depërtuar në territor menjëherë pas sulmeve vdekjeprurëse ajrore të kryera nga Rusia ndaj Ukrainës. Më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë u lëshuan nga Rusia kundër Ukrainës në rajonet perëndimore të saj, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke shënjestruar sistemin e energjisë. Gjatë sulmeve, hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga një objekt që hyri nga Ukraina, tha gjenerali i ushtrisë polake. “Ndoshta po përballemi me hyrjen e një objekti në territorin polak. Ky objekt është konfirmuar nga të paktën tri stacione për gjurmim përmes radiovalëve”, deklaroi gjenerali polak, Macej Kliz. Ushtria polake vazhdon kërkimet për të identifikuar objektin rreth 30 kilometra larg nga kufiri ukrainas. Në mars, Polonia kishte raportuar për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga një raketë ruse dhe kishte kërkuar shpjegim nga Moska për këtë rast. Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe më 29 dhjetor 2023, kur një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore polake për disa minuta, para se të kthehej në Ukrainë.

Top Channel /Macron: Anglia do kthehet në BE /Presidenti: Përshëndes qëndrimet Burnham
30/09 23:53
Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45
Top News – Erdogan mbyll median. ‘Bën propagandë për LGBTQ+, shkatërrojnë familjen’
30/09 20:45
Top News- Si u shmang tragjedia dhe sulmi me thikë në kabinën e pilotit, çfarë ndodhi?
30/09 20:05
Top Channel/ Sulm terrorist, Netanyahu: Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte avionin Dubai-Izrael
30/09 19:59
Top News – Irani merr përgjigje nga SHBA / Propozoi kthimin e armëpushimit, Trump ‘hesht’
30/09 18:14
Top News – Nafta e Irakut në dorën e SHBA / Trupat u larguan por Uashingtoni kontrollon të ardhurat
30/09 15:22
Top Channel/ Anglia do të rikthehet në BE? Burnham:”Marrëveshja post-Brexit bëri shumë dëme”!
30/09 15:22
Top News – Në shënjestër të ‘paparacëve’ / Fëmijët e Princit Harry ‘ndiqen’ në shkollë
30/09 15:18
Top News – Burnham paralajmëron rikthim në BE: BREXITI shkaktoi më shumë dëm se sa dobi
30/09 15:07
Top Channel/ Avioni i “Flydubai”, dalin detaje të reja: Ndihmëspiloti qëlloi kapitenin me thikë!
30/09 15:06
Top News – Heq dorë nga S-400 për F35-at / Erdogan ‘mërzit’ Rusinë, Kremlini: E marrim mbrapsht
30/09 15:05
Top News – ‘Menduam se nuk do dilnim gjallë’, tmerr në bord, ndihmës piloti godet me thikë kapitenin
30/09 14:54
Top News – Trump i quan ‘komunistë’ / Demokratët kundërshtojnë etiketimin: Jemi kapitalistë
30/09 14:28
Top News – Paralajmërim bërthamor për NATO-n / Rusia ‘tregon dhëmbët’: Mos prekni Kaliningradin
30/09 14:25
Top News – Irani, mesazh zgjedhësve amerikanë: ‘Votoni kundër aleatëve të Trumpit në Kongres’
30/09 14:12
Top Channel/ Greqia rrit ndihmën për naftën/ Subvencioni për dieselin bëhet 15 cent për litër
30/09 12:27
Top Channel/ “Nuk e marr rrogën si president”, ankohet Trump: “Askush nuk më falenderon”!
30/09 12:08
Top News – IA tregon si të ndërtosh armë biologjike / Kina lëshon alarmin, fillon hetimi i brendshëm
30/09 11:59