Rusia është zotuar të hape gjatë ditës korridore humanitare për evakuimin e qindra civilëve të bllokuar në kompleksin kimik, Azot në Severodonjeck. Në një skenar të ngjashëm me atë të Mariupolit, forcave ukrainase që po mbrojnë qytetin lindor i është kërkuar nga trupat e Moskës që të ulin armët e të dorëzohen. “Ky është Shansi i fundit për ta”, ishte ultimatum i Moskës.