Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak, MAD paralajmëroi për një rritje të spiunazhit nga Rusia ndaj ushtrisë gjermane, Bundesëehrit. Gjermania duket është bërë edhe më tepër objekt i vëmendjes së Moskës për shkak se që nga fillimi i luftës në Ukrainë shkurtin e vitit 2022, i ka dërguar Kievit armë, municion si dhe pajisje për forcat e armatosura ukrainase.