Agjencia ruse e energjisë atomike Rosatom njoftoi se po punon për "krijimin e armëve të avancuara të afta për të ruajtur ekuilibrin strategjik në botë", siç pohoi presidenti Vladimir Putin i cituar nga agjencia e lajmeve Ria Novosti.“Është kënaqësi që sot stafi i Rosatom, punonjësit e kompanive të specializuara dhe qendrave kërkimore po përmirësojnë traditat e mrekullueshme të paraardhësve të tyre, tha shefi i Kremlinit.