Fundi i luftës në Ukrainë është tema më e nxehtë e diskutimeve në botë duke afruar SHBA-të me Rusinë. Një samit u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite mes zyrtarëve të lartë nga të dyja vendet javën e shkuar, ndërsa burime zyrtare ruse thonë se janë duke u përgatitur për takimin më të rëndësishëm, atë me Donald Trump dhe Vladimir Putin. Duke folur për mediat shtetërore ruse, Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov tha se një takim mes dy lidërve mund të përfshijë bisedime të gjera mbi çështjet globale, jo vetëm luftën në Ukrainë.