Top Channel/ Rusia po dëmton Biden dhe ndihmon Trump, zbulimi amerikan për ndërhyrjet në zgjedhje
10/07/2024 21:20

Rusia po i kthehet një skenari të njohur në përpjekjet e saj për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që është vënë në kërkim të mënyrave për të ndihmuar kandidaturën e ish Presidentit Donald Trump duke diskredituar fushatën e Presidentit Joe Biden, sipas zyrtarëve amerikanë të zbulimit. Një vlerësim i ri i kërcënimeve për zgjedhjet e nëntorit nuk përmend asnjë kandidat me emër. Por një zyrtar u tha gazetarëve se këndvështrimi i Kremlinit rreth skenës politike amerikane nuk ka ndryshuar nga ciklet e mëparshme zgjedhore. Zyrtari tha se kjo preferencë është përforcuar për shkak “të rolit të Shteteve të Bashkuara përsa i përket Ukrainës dhe politikës së përgjithshme ndaj Rusisë”, raporton Zëri i Amerikës. Ky paralajmërim vjen gati katër vite pas një tjetër paralajmërimi të ngjashëm të bërë në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, gjatë të cilave presidenti i atëhershëm Trump garonte kundër Biden. Moska po përdor “një sërë masash për të diskredituar Bidenin dhe atë që e konsideron si një ‘klasë politike’ anti-Rusi”, tha në atë kohë ish drejtuesi i Qendrës Kombëtare amerikane të Kundërzbulimit dhe Sigurisë, William Evanina. “Disa aktorë të lidhur me Kremlinin gjithashtu po synojnë të ndihmojnë kandidaturën e Presidentit Trump në rrjete sociale dhe televizionin rus”, sipas tij. Zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë se po komunikojnë me dy ekipet e fushatave presidenciale dhe kandidatët, por nuk kanë pranuar të flasin se çfarë lloj informacioni është ndarë me ta. Trump hodhi poshtë vlerësimin e zyrtarëve amerikanë të zbulimit, duke e cilësuar të çuditshëm. “Vladimir Putini e mbështeti Joe Biden për president sepse ai e di që Bideni është i dobët dhe mund të frikësohet lehtë”, tha në një reagim për VOA-n zëdhënësja e fushatës së zotit Trump, Karoline Leavitt. Ndërsa ekipi i fushatës së Bidenit ende nuk i është përgjigjur kërkesës për koment rreth vlerësimit të ri amerikan. DASH njoftoi të martën se ka sekuestruar dy faqe interneti dhe 968 llogari në platformën sociale X, pjesë të asaj që zyrtarët e përshkruajnë si projekt të organeve ruse të zbulimit dhe platformës mediatike shtetërore të Rusisë RT me përdorimin e inteligjencës artificiale.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34