Top Channel/ Rusia paralajmëron Greqinë, mos furnizoni Ukrainën me raketa, po krijoni armiqësi
22/12/2022 19:22

Për herë të dytë brenda tre ditësh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka paralajmëruar Greqinë të mos furnizojë forcat ukrahinase me raketat S-300, pasi përndryshe do të kryejë sipas Moskës një veprim armiqësor. Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse: Po flasim për një shkelje të rëndë të dispozitave të marrëveshjes ndërqeveritare ruso-greke mbi bashkëpunimin teknik ushtarak të 30 tetorit 1995 dhe për furnizimin e produkteve ushtarake të 3 dhjetorit 2013, të cilat në mënyrë të qartë e ndalojnë Greqinë të rieksportojë pajisje ushtarake të marra nga ne,tek një palë e tretë,pa pëlqimin e Rusisë. Zakharova edhe ditën e hënë kishte theksuar se Athina ka shprehur gatishmërinë për të dërguar raketat S-300 nga Kreta në Ukrainë,ndërsa qarqe kompetente të Ministrisë greke të Mbrojtjes deklarojnë se nuk ka asnjë plan për zëvendësimin e raketave S-300 me ato amerikane "Patriot", në këmbim të dërgimit të tyre në Ukrainë. Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse Shkelja e detyrimeve të traktatit do të ketë në mënyrë të pashmangshme pasoja, për të mos përmendur dobësimin ekzistues të aftësisë mbrojtëse greke në fushën e mbrojtjes ajrore. Në fakt një muaj më parë burime të tjera ushtarke kishin deklaruar për të përditshmen Kathimerini se Athina po diskutonte me Uashingtonin për zëvendësimin e arsenalit të saj rus, me sisteme amerikane . Por pika kyçe e cila nuk mund të lejonte që Greqia të dërgonte raketat ruse s 300 në Ukrainë ishte pikërisht fakti që Moska mban marrëveshjen e licencës së përdoruesit të fundit , që do të thotë se Greqia nuk mund të eksportojë produktin specifik industrial te një palë e tretë pa lejen e prodhuesit. Zakharova duke kërcënuar me pasoja të paprecedenta Athinën nëse ndihmon me furnizime armësh ruse, Ukrainën, ka deklaruar se në një rast të tillë, të gjitha pajisjet ushtarake që do të dërguara në Kiev do të gjurmohen dhe do të shkatërrohen nga forcat ruse. Pamjet: AFP

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48