Top Channel/ Rusia nuk kursehet, Ukraina përballet me sulme gjatë natës! 9 persona ndërrojnë jetë
23/06/2025 13:56

Të paktën 9 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet ruse me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës, njoftuan të hënën në mëngjes shërbimet e emergjencës të Ukrainës. Ekipet për shpëtim dhe zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin njerëz që besohet se kanë ngecur nën rrënojat e një ndërtese banimi, e cila është shembur pjesërisht. Në një qytet tjetër të Ukrainës, Bila Tserkva, u vra një person dhe u plagosën tetë të tjerë. Rusia i kreu këto sulme pothuajse një javë pas një sulmi të kombinuar që e ndërmori të martën e kaluar, ku vrau 28 njerëz në Kiev, 23 prej të cilëve në një ndërtesë banimi që u shemb pasi u godit drejtpërdrejt nga një raketë ruse. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e quajti atë sulm si një nga bombardimet më të mëdha të luftës, e cila është tani në vitin e katërt. Në orët e para të së hënës, dronët dhe raketat goditën zona banimi, spitale dhe infrastrukturë sportive në disa qarqe të Kievit, sipas shërbimeve të emergjencës. Dëmet më të mëdha u raportuan në qarkun Shevçenkivski, ku një pjesë e një ndërtese pesëkatëshe u shemb. Pesë njerëz u konfirmuan të vdekur nga sulmi në ndërtesë, ndërsa 10 të tjerë, përfshirë një grua shtatzënë, u shpëtuan nga një godinë e lartë aty pranë, që gjithashtu pësoi dëme të rënda nga shpërthimi.

Top Channel/ Dhëndri i Trump braktis Serbinë, Kushner heq dorë nga hoteli luksoz
15/12 23:40
Top News- Ushtria amerikane prezanton tankun e së ardhmes, ndryshon rregullat e luftës
15/12 23:07
Top News- Sulm terrorist natën e Vitit të Ri me bomba, parandalohet komploti në Kaliforninë jugore
15/12 23:06
Top News- Ukraina shkatërron nëndetësen ruse, “Sea Baby” godet në befasi ekuipazhin e Moskës
15/12 22:57
Top Channel/ Forca shumëkombëshe në Kiev, Trump: Shumë afër paqes
15/12 22:55
Top Channel/ Vrau bashkëmoshatarin e tij, dënohet me 11 vite burg 16-vjeçari në…
15/12 19:28
Top Channel/ Gjermania dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sistemet e armëve
15/12 19:26
Top Channel/ SHBA, planifikonin sulme terroriste natën e Vitit të Ri, katër të arrestuar në Kaliforni
15/12 19:24
Top News – Ambicja për në NATO, shkak i luftës! Rusia reagon pas ‘kthesës së madhe’ të Ukrainës
15/12 15:44
Top News – Ukrainasit kundër lëshimeve për paqen / ‘Nuk dhurojmë toka, nuk kufizojmë ushtrinë’
15/12 15:10
Top Channel/ Sulmi në plazh, Australia ashpërson ligjet për armët: Jo licenca të përhershme!
15/12 15:08
Top News- Burra me qira/ Mungesa e meshkujve krijon një biznes të ri në Letoni
15/12 15:03
Top Channel/ Heroi i Australisë: Kush është arabi që i hoqi armën sulmuesit -lavdërimet e Netanyhut!
15/12 14:57
Top News – Spërkasin me jashtëqitje lopësh zyrat / Protestë e fermerëve francezë, bllokohen rrugët
15/12 14:54
Top News – Në kurs përplasje me avionin ushtarak / Piloti eviton katastrofën, pasagjerët në rrezik
15/12 14:38
Top News – Vrasje në Hollivud, policia heton / Regjisori i njohur dhe gruaja e tij gjenden të pajetë
15/12 13:00
Top News – Zelenski hoqi dorë nga NATO / Ekspertët e sigurisë: Nuk ndryshon bisedimet e paqes
15/12 12:59
Top News- Çetnikët e fundjavës/ Të huajt në rrethimin e Sarajevës dhe vrasës për ideologji
15/12 12:58
Top Channel/ Sulmi në Australi, identifikohen agresorët: Baba e bir, i premtuan aleancë ISIS-it!
15/12 12:34
Top Channel/ Meloni thirrje Europës: “Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet!”
15/12 12:33
DIGITALB DIGITALB