Top Channel/ Rusia nuk e ndihmoi Iranin/Ministri i Jashtëm takim me Putin. Presidenti rus s’jep armë
23/06/2025 15:18

Presidenti rus Vladimir Putin kritikoi sulmet ndaj Iranit si “të paprovokuara” dhe “të pabazuara” gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Teheranit, Abbas Araghchi, por nuk njoftoi ndonjë mbështetje konkrete për aleatin kryesor në Lindjen e Mesme. Moska është një mbështetëse kyçe e Iranit, por nuk është angazhuar fuqishëm pranë partnerit të saj edhe pse Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit gjatë fundjavës. Putin nuk përmendi drejtpërdrejt sulmet e SHBA-së, por foli në mënyrë të përgjithshme për “sulme” kundër Iranit, megjithëse Kremlini më herët të hënën kishte thënë se i dënon dhe shpreh keqardhje për sulmet amerikane. Ka pasur një eskalim të ri të tensioneve në rajon, dhe sigurisht që ne e dënojmë këtë dhe shprehim keqardhje të thellë,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për gazetarët pak para se Putin të takohej me Araghchin në Kremlin. Që prej se Izraeli nisi valën e sulmeve më 13 qershor, Rusia nuk ka ofruar publikisht ndihmë ushtarake Teheranit. Putin dhe zyrtarë të tjerë kanë minimizuar detyrimet e Moskës sipas një marrëveshjeje strategjike të gjerë të nënshkruar me Teheranin vetëm disa muaj më parë, duke theksuar se nuk është një pakt mbrojtjeje reciproke. Rusia po “bën përpjekje për të ndihmuar popullin iranian,” tha Putin në takim, pa dhënë detaje të mëtejshme. Kur u pyet se çfarë mbështetje specifike mund të ofrojë Rusia, Peskov u përgjigj për gazetarët: “Gjithçka varet nga ajo që Iranit i nevojitet. Ne kemi ofruar shërbimet tona të ndërmjetësimit.” Peskov gjithashtu tha se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit nuk do të ndikojnë marrëdhëniet dypalëshe mes Moskës dhe Uashingtonit, duke thënë se janë “çështje të ndryshme”. Putin tha javën e kaluar se Irani nuk kishte kërkuar ndonjë mbështetje nga Rusia.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57