Top Channel/Rusia nis trupa të tjera në kufirin me Ukrainën, Putin “ka ndarë mendjen” për luftë!
18/12/2021 11:33

Rusia ka dërguar trupa të tjera në kufirin me Ukrainën pavarësisht thirrjeve të presidentit amerikan Joe Biden për të ulur tensionet. Burime të inteligjencës amerikane thanë për CNN se njësi të tjera ushtarake ruse kanë lëvizur këto ditë në zonën kufitare, ndërsa zyrtarë amerikane dhe ukrainas thonë se kanë prova që Moska ka nisur të devijojë sistemet ajrore e hekurudhore në mbështetje të përpjekjeve ushtarake; një aktivitet i ngjashëm u pa edhe pranverën e kaluar kur forcat ruse u afruan rrezikshëm në kufi por më vonë u tërhoqën. Prej muajsh NATO dhe BE kritikojnë marshimin e trupave të Rusisë në kufirin me Ukrainën. Moska kërkon t’i jepet fund zgjerimit të NATO-s në lindje dhe po rrit presionin duke kërkuar garanci për sigurinë. Në kulmin e tensioneve me Ukrainën Rusia paraqiti kërkesat e saj: ajo publikoi projektet për dy marrëveshje me qëllim që të ndalohet zgjerimi në lindje i aleancës si dhe krijimi i bazave mbrojtëse ushtarake të SHBA-së në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Sfondi ka të bëjë me frikën e Perëndimit, se forcat ruse mund të ndërhyjnë në Ukrainë. Praktikisht, ajo kërkon kërkon garanci ligjore, e të detyrueshme, që NATO të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë, pjesë e një liste kërkesash mbi çështje të sigurisë që dëshiron t'i negociojë me Perëndimin. Një zyrtar i lartë i administratës tha se Shtetet e Bashkuara ishin të përgatitura për të diskutuar rreth propozimeve, por shtoi: "se në to, ka disa gjëra që rusët e dinë se janë të papranueshme".

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30