Top Channel/ Rusia nis sulmet me raketa ndaj Ukrainës, katër të vrarë dhe disa të plagosur
13/01/2026 20:56

Rusia ka ndërmarrë herët të martën sulmin më intensiv raketor të këtij viti ndaj Ukrainës, duke shkaktuar të paktën katër viktima dhe disa të plagosur, si dhe dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike të vendit. Sipas operatorit të rrjetit energjetik ukrainas Ukrenergo, në Kiev u vendosën ndërprerje emergjente të energjisë elektrike pas një sulmi të shkurtër, por shumë intensiv me raketa. Kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Tymur Tkachenko, konfirmoi se sulmi goditi drejtpërdrejt infrastrukturën kritike. Kompania private energjetike DTEK njoftoi se pajisjet në një nga termocentralet e saj u dëmtuan rëndë. Mediat dhe kanalet monitoruese ukrainase në Telegram raportuan se rreth 20 raketa balistike u lëshuan brenda afro një ore gjatë natës, duke e cilësuar atë si goditjen më të përqendruar të vitit. Reuters thekson se këto raportime nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, ndërsa ushtria ukrainase nuk ka dhënë ende një vlerësim zyrtar mbi shkallën e plotë të sulmit. Nga ana tjetër, Rusia nuk ka reaguar lidhur me akuzat. Në Kharkiv, pranë kufirit me Rusinë, guvernatori rajonal njoftoi se katër persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga një sulm në periferi të qytetit. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave bëri të ditur se u godit një terminal postar, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke shkaktuar zjarre në një sipërfaqe rreth 500 metra katrorë. Ekipet e shpëtimit nxorën 30 persona nga zona e rrezikut, përfshirë dy nga nën rrënoja. Edhe qyteti portual i Odesës u godit, ku pesë persona u plagosën dhe u raportuan zjarre në disa objekte, përfshirë një ndërtesë të papërdorur, një palestër dhe një shkollë profesionale. Ndërkohë, në Kryvyi Rih, në Ukrainën qendrore, dy persona u plagosën nga një sulm që dëmtoi infrastrukturë civile, banesa dhe tubacione gazi. Që prej nisjes së pushtimit në shkurt 2022, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj sistemit energjetik të Ukrainës, veçanërisht gjatë dimrit, duke synuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe ngrohje, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase vijon të përballet me valë të njëpasnjëshme goditjesh.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30