Ukraina mund të humbasë 50 deri në 100 jetë në ditë, deklaroi presidenti Volodymur Zelensky, i cili shtoi se personat që po vriten, janë duke mbrojtur vendin nga “drejtimi ë i vështirë”. Ai nuk komentoi më gjatë, por duket se i referohej humbjeve ushtarake, një shenjë kjo e ashpërsisë me të cilën po zhvillohen luftimet në rajonet lindore të Ukrainës, ku Rusia ka përqëndruar tani fushatën e saj.