Rusia po prodhon një armë të re shqetësuese anti-satelitore, pohoi publikisht Shtëpia e Bardhë, e cila shtoi megjithatë se arma në fjalë nuk mund t’i shkaktojë “shkatërrim të drejtpërdrejtë fizik” planetit. Zëdhënësi John Kirby e bëri deklaratën një ditë pas paralajmërimeve të një ligjvënësi të rëndësishëm rreth “një kërcënimi serioz kombëtar të sigurisë” ndaj Shteteve të Bashkuara.